Meta cakton 13 tetorin datë të re të zgjedhjeve lokale në Shqipëri

27 qershor 2019 | 14:48

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë me dije se 13 tetori  do të jetë data e re e zgjedhjeve lokale.

Ai ka treguar arsyet pse ka vendosur 13 tetorin datë të zgjedhjeve lokale.

“Dekreti për datën e re të zgjedhjeve që është data 13 tetor. Dy arsyet pse kam vendosur këtë datë, sepse është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhjet vendore gjithëpërfshirëse. Arsyeja e dytë është sepse si e kam nënvizuar edhe në 8 qershor, kur e zhdekretova datën e zgjedhjeve, ka të bëjë me garantimin e vazhdimësisë të integrimit evropian, të mos shkëputjet të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për çeljen e negociatave. Kemi humbur shumë kohë, por për fat të mirë në agjendën e BE është për të marrë një vendim për çeljen e negociatave në tetor, dhe mbledhja është me 18”, ka deklaruar Meta.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se me mbështetjen…