Mjekët e Qendrës Emergjente në Prishtinë trajnohen për trajtimin e infarktit

27 qershor 2019 | 14:48

Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se me mbështetjen e dr. Bujar Gashit, drejtor për Shëndetësi, mjekët dhe infermierët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente janë duke u trajnuar për programin nacional të trajtimit të infarktit akut të miokardit.

Ky program nacional parasheh që në rast të infarkteve akute të bëhet reagimi dhe raportimi i shpejtë i rasteve dhe pacienti brenda 120 minutave të merr trajtimin e duhur.

“Duke u trajnuar mjekët e mjekësisë primare, sigurohet që pacientët të marrin shërbimin dhe trajtimin adekuat qysh me fillimin e simptomave të para dhe brenda 120 minutave të arrihet të shpëtohet muskuli i zemrës dhe pacientët të mos mbeten me invaliditet. Një falënderim i veçantë për dr.Tefik Bekteshi, drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive për gatishmërinë dhe angazhimin maksimal në shpërndarjen e përgatitjes së profesionale tek pjesëmarrësit e trajnimit”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Sipas këtij njoftimi, statistikat tregojnë se rreth 3 000 persona apo 35 për qind e të gjitha vdekjeve brenda vitit në Kosovë, shkaktohen nga sëmundjet e zemrës.

Për çdo vonesë prej 30 minutash pas infarktit, rreziku i vdekshmërisë rritet për 7.5 për qind.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Klinës, përkatësisht inspektorët komunalë…