Meta dekreton Visho Ajazi Likën si ambasador në NATO

13 dhjetor 2017 | 10:01

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar ish kreun e SHISH-it, Visho Ajazi Lika si ambasador në NATO.

Pak ditë më parë ai ka liruar nga kjo detyrë, Leonard Demin. “Dekretoj z. Visho Ajazi Lika emërohet në detyrën e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident”, është thënë në dekretin e firmosur të Metës.

Meta ka emëruar gjithashtu Albana Dautllarin si ambasadore në misionin e përhershëm në Strasburg, dhe Igli Hasanin, ambasador pranë misionit të OSBE-së në Vjenë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, e ka…