Meta: Do të bashkëpunojmë vetëm me Partinë Demokratike

05 gusht 2022 | 12:17

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thënë se partia e tij do të bashkëpunojë me të vetmen Parti Demokratike (PD) që njeh, atë që drejtohet nga Sali Berisha.

Meta përmes një konference për media ka thënë se 7 korriku ishte një tregues i qartë se PD dhe opozita janë “zgjuar nga gjumi”.

“Ka vetëm një Parti Demokratike dhe vetëm një. Dhe është një parti me shumë kontribute për historinë e Shqipërisë dhe me përgjegjësit e saj. Do bashkëpunojmë shumë ngushtë me PD, që është një vetëm një, siç është mbarë populli opozitar në dhe vetëm një. Koha e përgjumjes të PD dhe e opozitës, për hatër të PD ka mbaruar njëherë e përgjithmonë. 7 korriku ishte një tregues i qartë i këtij zgjimi të vlerave më të mira që është themeluar PD. Do të bashkëpunojmë shumë ngushtë për referoma territoriale. Do të bashkëpunojmë me secilën parti, s’kemi paragjykime”, ka thënë Meta.

Sipas tij zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë një triumf i vendosjes së llogaridhënies. “Zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë një triumf i vendosjes së llogaridhënies”, ka deklaruar Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adaptimi me një shije të preferuar, bënë që kudo që…