Meta falënderon mijëra shqiptarë për mesazhet inkurajuese për protestën e 2 marsit

20 shkurt 2020 | 22:41

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka falendëruar mijëra shqiptarë për siç ka thënë ai për “çdo mesazh inkurajues të dërguar në rrjetet sociale” për protestën e 2 marsit kundër grushtit të shtetit, të cilën e ka thirrur vet ai.

“Falenderoj nga zemra mijëra shqiptarë për çdo mesazh inkurajues të dërguar në rrjetet sociale! Bashkë më 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Bashkë kundër grushtit të shtetit! Bashkë për Kushtetutën! Bashkë në Besëlidhje! Bashkë për Shqipërinë! ??“, ka shkruar Meta.

Ilir Meta në një konferencë për media kishte akuzuar si ideator dhe organizator të grushtit të shtetit drejtpërdrejt Edi Ramën.

“Kryeministri është organizatori ideatori dhe përgjegjësi i këtij puçi të shtetit dhe do të jetë përgjegjësi para organeve të reja dhe popullit, pas triumfit mbi grushtin e shtetit”, pati deklaruar ai.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se pasardhësi i tij Albin…