Meta fton sipërmarrësit kalabrezë të investojnë në Shqipëri

08 nëntor 14:26

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi, ka vizituar kompaninë “Amarelli”, ku është takuar me drejtuesit dhe anëtarët kalabrezë të Unindustrias, anëtare e Confindustrias në Itali.

Gjatë këtij takimi sipërmarrësit italianë kanë nënvizuar interesin e madh për të zgjeruar tregjet e prodhimeve të tyre në Shqipëri, nëpërmjet sipërmarrjeve të përbashkëta në fushat e biodiversitetit, agrikulturës, si dhe veçanërisht të prodhimit dhe përpunimit të agrumeve.

Ndërsa presidenti Meta, ka theksuar se vizita zyrtare në Kalabri nuk do të kishte pasur kuptim pa takim edhe me sipërmarrësit kalabrezë.

“Potenciali ynë turistik ka nevojë për investime të konsiderueshme dhe ‘know-how’ për zgjerimin e shpejtë të ofertës akomoduese të hoteleve dhe rezorteve, sidomos për të përballuar trendin në rritje të turistëve të huaj, numri i të cilëve kaloi 5 milionë për 2017. Në këtë kontekst, dëshiroj që të ftoj sipërmarrësit e ‘Unindustria Calabria’ të vlerësojnë këto oportunitete investimesh në turizmin shqiptar. Tashmë kemi dhe një kuadër rregullator dhe fiskal tepër stimulues, me përjashtime taksash dhe reduktime tatimesh për bizneset që investojnë në hotele me 4 dhe 5 yje”, ka thënë Meta. /tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kuteshi, i ka kritikuar subjektet…