Meta kërkon promovimin e bukurive natyrore të Shqipërisë

26 tetor 2018 | 12:10

Rreth 50 fëmijë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Gjermania, Rusia dhe Ukraina, të cilët marrin pjesë në veprimtarinë “International Kids Fashion Week Albania” kanë vizituar Presidencën e Shqipërisë, ku janë pritur në takim nga presidenti Ilir Meta.

Duke iu drejtuar fëmijëve, Meta ka theksuar se veprimtaria ndërkombëtare disaditore që zhvillohet në Tiranë për herë të parë, vlen edhe për promovimin e Shqipërisë, të bukurive të saj natyrore, vlerave kulturore kombëtare dhe traditës së vyer shqiptare të mikpritjes.

“Është kënaqësi e veçantë të pres miq kaq të mirë e të dashur sot, të cilët me hijeshinë, bukurinë, mirësinë, sinqeritetin dhe dashurinë që rrezatojnë, përcjellin gjithnjë një energji pozitive, jo vetëm këtu në Presidencë, por për gjithë Tiranën në këtë javë shqiptare të modës së fëmijëve”,ka theksuar Meta. (TCh).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  në Forumin Frankofon të Investimeve,…