Meta: Largimi i të rinjve, fatkeqësi kombëtare

03 tetor 2020 | 21:37

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka reaguar lidhur me largimin e shqiptarëve jashtë atdheut.

Teksa ka publikuar shifrat e azilkërkuesve në rajon, Meta u shpreh se pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë të rinj dhe se ky është një alarm nëse vazhdon qoftë edhe një ditë më shumë.

Postimi i plotë i Metës:

Shqipëria ka një numër azilkërkuesish për periudhën korrik 2018 – korrik 2020, rreth 18.4 herë më të lartë se Bosnja, 17.4 herë më të lartë se Mali i Zi, 12 herë më të lartë se Serbia, 5.1 herë më të lartë se Maqedonia e Veriut dhe 3.9 herë më të lartë se Kosova.

Nëse në 1000 banorë sot emigrojnë në Bashkimin Europian, 12 qytetarë nga Shqipëria, nga Kosova largohen 3.3 persona, nga Maqedonia e Veriut 2.3 persona, nga Serbia 1 person, nga Mali i Zi 0.7 persona dhe nga Bosnja Hercogovina 0.6 persona.

Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë TË RINJ.

Ky është ALARM, pse jo dhe një FATKEQËSI KOMBËTARE, nëse vazhdon dhe një ditë më shumë.

NDAL SHPOPULLIMIT TË SHQIPËRISË! ??

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, u ka dërguar…