Meta: Nderon ish-Kryegjyshin Botëror, Njiazi Salih Dede

17 janar 2019 | 15:06

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, ka kujtuar me pietet të lartë vepren e të madhit Gjergj Kastrioti Skenderbeu, si dhe ka kujtuar edhe 17 janarin si datë e shënuar e 

bektashinjtë shqiptarë, finalizimin e Kongresit të tyre të Parë Kombëtar, të mbajtur në vitin 1921 në Teqen e Prishtës, në Skrapar.

Në çdo 17 Janar, kombi ynë përulet me krenari dhe mirënjohje të thellë para kujtimit dhe veprës së përjetshme të Heroit tonë Kombëtar, shqiptarit më të gjallë ndër shqiptarë, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. 

17 Janari përkon gjithashtu edhe me përkujtimin e një date të shënuar për bektashinjtë shqiptarë, finalizimin e Kongresit të tyre të Parë Kombëtar, të mbajtur në vitin 1921 në Teqen e Prishtës, në Skrapar.

Kënaqësi e veçantë që pikërisht në këtë datë të shënuar të nderoja sot me Dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”, një prej patriotëve dhe figurave më të shquara të bektashinjve dhe të shqiptarëve, Dëshmorin e Atdheut, ish-Kryegjyshin Botëror, Njiazi Salih Dede.??

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti social “Facebook” ka larguar 500 faqe dhe llogari për…