Meta: Më 8 qershor shmanga konfliktin, do nxitej nga faktorë të huaj

11 qershor 2019 | 16:44

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar se me dekretin për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ka bërë të mundur shmangien e konfliktit midis palëve, që do të nxitej nga faktorë të huaj dhe jo nga drejtuesit e palëve politike në Shqipëri.

“Në datën 8 qershor mund të provokohej një konflikt destabilizes. Vendimi im është marrë me përgjegjësi të plotë sepse në bazë të të gjitha të dhënave, jo për shkak të vullnetit të drejtuesve të të dyja palëve, por për shkak të grupeve të caktuara jashtë edhe brenda vendit, 8 qershori mund të shfrytëzohej për akte që do të cenonin rendin publik dhe do t’i jepnin hapësirë palëve për të fajësuar njëra-tjetrën”, ka thënë Meta.

Sipas Metës, Kushtetuta e Shqipërisë nuk e përcakton datën për zgjedhjet dhe kush e pretendon këtë nuk ka lexuar versionin e duhur të Kushtetutës. /TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vigjilje të shënimit të 16 Qershorit - Ditës së…