Meta: Nexhmije Pagarusha do jetë përherë një model referimi për brezat e rinj të artistëve

07 shkurt 2020 | 12:12

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se me shumë dhimbje e hidhërim të thellë ka marrë lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të mbretëreshës së këngës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

“E dashur dhe e admiruar nga të gjitha brezat për vokalin e jashtëzakonshëm, emocionet dhe krenarinë që i dhuroi kombit në dekada, kjo humbje e pazëvendësueshme i ka prekur sot të gjithë shqiptarët dhe admiruesit e saj kudo”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se si artiste, Nexhmije Pagarusha bëri histori në momente të vështira, falë talentit artistik, personalitetit fisnik e të spikatur.

“Nexhmije Pagarusha, do jetë përherë një model referimi për brezat e rinj të artistëve, një yll i pashuar i muzikës shqiptare, këngët e së cilës do të këndohen përjetë. Unë isha fatlum ta njihja nga afër dhe të ndaja me të shumë momente të bukura dhe të paharrueshme. Ajo nuk ishte magjike, vetëm në skenë dhe ekran, por në çdo moment të jetës së saj.

Duke ndarë dhimbjen e thellë për këtë humbje të madhe, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë artdashësve shqiptarë”.

“Si një nga përfaqësueset më të mëdhaja të artit e muzikës, e nderuar dhe vlerësuar ndërkombëtarisht, me trashëgiminë e vyer që la pas, Nexhmije Pagarusha do të mbetet e paharruar për të gjithë ne”, ka shkruar Meta.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu,…