Meta për Thaçin: Ndjehet i lënduar sepse është i bindur në pafajësinë e tij

29 qershor 2020 | 21:16

Në një intervistë për “Çim Peka LIVE” në Syri TV, presidenti i Republikës Ilir Meta komentoi konferencën e para pak minutave të homologut të tij në Kosovë, Hashim Thaçi.

Sipas Metës, Thaçi është i lënduar pasi është i bindur në pafajësinë e tij.

“E ndoqa prononcimin para se të hyja në studion tuaj dhe mund të them se ishte korrekt. Presidenti Thaçi është i lënduar sepse është bindur në pafajësinë e tij. Kjo është një gjë me të cilën ne jemi mësuar sepse edhe drejt të tjerë të UÇK janë akuzuar dhe janë ndeshur me tribunalin ndërkombëtar. Kjo është një luftë që vazhdon prej dy dekadash. 

Kjo gjykatë është kompromis pas akuzave të Dick Marty-t dhe presion nga shtetet që nuk e kanë njohur dhe kanë dashur të pengojnë shtetin e Kosovës”, u shpreh Meta. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina u është rikthyer fitoreve në derbin ndaj Feronikelit…