Prishtina në ‘Fadil Vokrri’ mposhti Feronikelin  

29 qershor 2020 | 20:55

FC Prishtina u është rikthyer fitoreve në derbin ndaj Feronikelit (3-1), që u zhvillua të hënën në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri”. Pas barazimit në xhiron e kaluar ndaj Llapit, Prishtina ishte me efikase ndaj kampionëve në fuqi të elitës dhe me plotë mërit rrëmbeu maksimumin e pikëve.

Të parët në epërsi kaluan vendasit në minutën e 11-të, kur asistimin e Armend Thaqit në gol e shndërroi Otto John. Dy minuta më vonë për rezultatin 1-1 është përkujdesur Albert Dabiqaj. Golin e dytë për kryeqytetasit e shënoi Gauithier Mankenda në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Ahmed Januzi, i cili vulosi rezultatin final 3-1. Pas tri pikëve të reja, Prishtina rikthehet në pozitën e dytë me 54 pikë, kurse “Nikli” mbetet në vendin e pestë me 44 pikë.

IPKO SUPERLIGA

Prishtina – Feronikeli       3-1
Gjilani – Llapi                     2-2
Ballkani – Vushtrria          3-1
Drita – Dukagjinin            2-0
Drenica – Trepça ’89         2-4
Flamurtari – Ferizaj          3-2

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë të…