Flaka Loxha kualifikohet në çerekfinale të Grand Prix Zagreb
13 nëntor 2026
| 13:54
Xhudistja Flaka Loxha, ka siguruar një vend në çerekfinale të Grand Prix Zagreb 2026, pas dy fitoreve radhazi në këtë garë.
Loxha e nisi garën me një triumf bindës ndaj Andjela Samardzis nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilën e mposhti me Ippon.
Në raundin e dytë, kosovarja ishte sërish fituese, këtë herë ndaj kroates Ana Viktorija Puljiz, të cilën e mposhti me Yuko.
Në çerekfinale, Flaka do të përballet me spanjollen Adriana Rodriguez Salvador, në kërkim të një fitoreje tjetër që do ta dërgonte në gjysmëfinale të këtij turneu.



