Meta përshëndet emërimin e të dërguarit special të qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor

05 dhjetor 2021 | 13:01

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur emërimin e të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Meta ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i qëndrueshëm.

“Përshëndes emërimin e të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach. Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i qëndrueshëm, i besueshëm dhe shumë i rëndësishëm për promovimin e lirisë dhe demokracisë në rajonin tonë. Forcimi i paqes dhe stabilitetit mbetet kyç për forcimin e perspektivës evropiane”, ka shkruar Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtaraku i pensionuar britanik, Jon Harrison, mund të krenohet se…