Meta pret kreun e dhomës së ulët të Parlamentit të Maltës

17 nëntor 2018 | 12:55

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim kreun e Dhomës së Përfaqësuesve të Maltës, Anġlu Farrugia, i cili ndodhet në Shqipëri për të marrë pjesë në sesionin e dytë të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancën dhe Paqen (IPTP).

Kreu i shtetit Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe shprehu kënaqësinë që në vitin e kremtimit të 45-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, këto marrëdhënie janë dinamizuar shumë.

Duke iu referuar dy vizitave zyrtare në Maltë, në muajt mars dhe maj të këtij viti, si dhe vullnetit të përbashkët, presidenti Meta nënvizoi se është shumë optimist për të ardhmen e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në aspektin ekonomik e tregtar.

Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e fortë, që Malta dhe Parlamenti maltez i kanë dhënë procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Të dy ata u ndalën edhe në rolin e parlamenteve për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, si në aspektin dypalësh, ashtu dhe në kuadër të nismave rajonale euromesdhetare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roman Fedortsov është një peshkatar rus që ka marrë famë…