Meta puth qenin hero të FSK-së, i cili shpëtoi jetë të njerëzve pas tërmetit (Video)

04 dhjetor 2019 | 15:28

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë qëndrimit në kazermën e FSK-së “Adem Jashari”, në Prishtinë është pritur me nderime të larta nga njësitet ushtarake dhe policore të Kosovës, me rastin e ndarjes e dekoratave si shenjë falënderimi për FSK-në KEK-un, zjarrfikësit e Komunës se Suharekës, minierën e Trepçës dhe Artanës si shenjë falënderimi për kontributin e tyre pas tërmetit në shtetin shqiptar.

Meta gjatë qëndrimit në kazermën “Adem Jashari” nuk ka harruar ta falënderojë edhe qenin hero të FSK-së, i cili ka shpëtuar jetë të njerëzve pas tërmetit.

Me këtë rast, Meta ka bërë një gjest të veçantë, duke u përkulur dhe puthur në ballë qenin hero të FSK-së.

“Të dashur miq! Ishte privilegj i veçantë për mua të dekoroja sot në Prishtinë, Njësinë Speciale K9 të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të puthja në ballë Sadakun, heroin që pushtoi zemrat e të gjithë atyre shqiptarëve që prisnin me ankth përpjekjet e tij poshtë rrënojave për të shpëtuar çdo jetë njeriu. Mirënjohje edhe për përgjegjësit e trajnuesit e Sadakut dhe Allit, tetar Leutrim Ademit dhe Tetar Kushtrim Krasniqit”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

Të dashur miq! Ishte privilegj i veçantë për mua të dekoroja sot në Prishtinë, Njësinë Speciale K9 të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të puthja në ballë Sadakun, heroin që pushtoi zemrat e të gjithë atyre shqiptarëve që prisnin me ankth përpjekjet e tij poshtë rrënojave për të shpëtuar çdo jetë njeriu.Mirënjohje edhe për përgjegjesit e trajnuesit e Sadakut dhe Allit, Tetar Leutrim Ademit dhe Tetar Kushtrim Krasniqit.??❤??

Gepostet von Ilir Meta am Mittwoch, 4. Dezember 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Ferizaj e mbylli sezonin vjeshtor në IPKO Superligë në…