Meta, qeverisë: Është rritur numri i pacientëve me Covid, duhet plan i qartë

26 janar 2021 | 11:51

Teksa ka publikuar disa të dhëna që tregojnë se është rritur përhapja e Covid-19 dhe vdekshmëria në dy javët e fundit, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë thirrje që të merren masat.

Meta ka thënë se “numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4 830, ose 20.4 për qind më shumë se një javë më parë”.

Ai shtuar se ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit dhe është shprehur se për menaxhimin e situatës nevojitet një plan i qartë.

Meta ka deklaruar se plani për menaxhimin e situatës duhet të ishte prej kohësh “për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës”.

Më tutje, Meta ka akuzuar qeverinë se ka bërë propagandë me situatën e koronavirusit, duke bërë thirrje që shëndeti dhe jeta e shqiptarëve duhet të jenë prioritet absolut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Frank Lampard u shkarkua të hënën nga posti i trajnerit…