Meta: Shqiptarët nuk kanë pasur asnjëherë luftë për fenë

18 nëntor 2019 | 11:08

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në konferencën me temë “Feja si instrument për Paqen”, ka thënë që feja është një nga pasuritë më të mëdha që shoqëria i ka trashëguar.

Ai ka thënë se shqiptarët asnjëherë nuk kanë pasur luftë me fenë.

“Feja si instrument për paqen, diversiteti fetar është një nga pasuritë më të mëdha që shoqëria ka trashëguar. Gjuha shqipe e ka një fjalë të artë ‘besa’ që përfaqëson shpirtin e kombit tonë. Shqiptarët nuk kanë pasur asnjëherë luftë për fenë”.

“Besimi i vërtetë ka një forcë pajtimi të jashtëzakonshëm, e drejta për të ndjekur bindjen fetare është themelore”, ka thënë Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja Blake Lively ka bërë një ndryshim të madh në…