Meta takon Pompeon: Shqipëria do të vazhdojë të jetë shembull i harmonisë ndërfetare

06 shkurt 2020 | 09:56

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar sekretarin amerikan të shtetit Michael Pompeo në darkën e organizuar me Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare, gjatë vizitës në SHBA.

Meta në një postim në llogarinë e vet në “Facebook” se i ka konfirmuar Pompeos se Shqipëria do vazhdojë të jetë shembull i harmonisë ndërfetare dhe një mbështetëse aktive e Aleancës.

Postimi i plotë i tij:

I nderuar të merrja pjesë në darkën zyrtare të organizuar në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, me Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare.

Unë konfirmova në fjalën time se Shqipëria do vazhdojë të jetë shembull i harmonisë ndërfetare dhe një mbështetëse aktive e Aleancës.

Së bashku me SHBA dhe partnerët tanë, përmes Deklaratës së Parimeve, forcuam angazhimin e përbashkët për mbrojtjen dhe avancimin e lirisë së besimit, si një e drejtë themelore e njeriut dhe për të kundërshtuar çdo forme dhune e shkelje të saj, kudo që të shfaqet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se jo vetëm Shqipëria,…