
Meta: Tirana u përket vetëm qytetarëve të ndershëm dhe punëtorë
03 shkurt
21:02
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se Tirana u përket vetëm qytetarëve të ndershëm dhe punëtorë, që e duan dhe sakrifikojnë për të dhe kurrë më gjobaxhinjve dhe plaçkitësve të “Rilindjes”.
“Padurim i madh i qytetarëve të Tiranës për të realizuar ndryshimin e shumëpritur në kryeqytet. Ndryshimi, përgjigjja dhe fitorja fillon nga protesta historike në 11 shkurt”, ka shkruar Meta në “Facebook”.