
Dalin pamje nga takimi i Kurtit me Erdoganin
03 shkurt
19:06
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në pallatin Vahdettin në Stamboll.
Pas takimit, Kurti e Erdogan do të ketë edhe një konferencë për media, ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, transmeton Klankosova.tv.
Bashkë me Kurtin, për në Turqi kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe ish-kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.