Labinot Bislimi pas takimit me Taulant Ballën: Mbështetje e plotë për Qeverinë shqiptare

27 qershor 2026 | 14:13

Zyrtari i AAK-së, Labinot Bislimi, ka shprehur mbështetjen e tij për Qeverinë shqiptare të udhëhequr nga Edi Rama, pas një takimi me Taulant Balla pranë stadiumit Air Albania Stadium.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bislimi theksoi se përkrah qytetarët që angazhohen për mbrojtjen e natyrës, mjedisit, trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore, si dhe ata që protestojnë për interesa qytetare dhe për të mirën e Shqipërisë.

Ai vlerësoi protestat qytetare si shprehje të një qytetarie aktive dhe të emancipuar, duke i cilësuar ato si thelb të një demokracie të shëndoshë.

Megjithatë, Bislimi u shpreh kundër çdo përpjekjeje për destabilizimin e shtetit shqiptar, duke theksuar se nuk mbështet marrjen e pushtetit përmes kryengritjeve apo shmangies së proceseve demokratike.

Sipas tij, është i papranueshëm çdo tentim për të shantazhuar një qeveri legjitime, për të frikësuar mendimin ndryshe apo për të penguar debatin publik përmes ofendimeve dhe kërcënimeve.

Postimi i plotë i tij:

Kafen e mëngjesit sot e pimë me Taulant Balla-n tek stadiumi Air Albania, në Tiranë.

Po e postoj këtu për ta shprehur edhe njëherë mbështetjen e plotë për Qeverinë shqiptare të udhëhequr nga Edi Rama.

E përshëndes çdo qytetar/e të ndershme që u shqetësua dhe shqetësohet për të ardhmen e Shqipërisë. Që kërkon mbrotjen e natyrës, pasurisë, mjedisit dhe trashëgimisë gjuhësore e kulturore shqiptare.

E përshëndes çdo qytetar/e që proteston dhe kërkon më shumë Shqipëri dhe më shumë për Shqipërinë.

E përshëndes çdo protestë qytetare që niset nga nevojat e qytetarit dhe të vendit tonë.

Jam padyshim me ju sepse protestat e shprehin më së miri qytetarinë e emancipuar. E shprehin qytetarinë aktive e cila është thelbi i një demokracie të shëndosh.

Mirëpo, do jem gjithmonë në një luftë të pakompromis me të gjithë ata që synojnë dhe tentojnë destabilizimin e shtetit shqiptar dhe kryeqendrës së saj, Tiranës.

Jam kundër të gjithë atyre që mendojnë se përmes kryengritjes do e marrin pushtetin duke ju shmangur zgjedhjeve demokratike. Pra, duke ju shmangur vullnetit të lirë të qytetarëve.

Jam kundër të gjithë atyre që mendojnë se mund ta shantazhojnë një Qeveri legale e legjitime shqiptare.

Jam kundër të gjithë atyre që duan ta intimidojnë, frikësojnë dhe ta heshtin mendimin ndryshe dhe ta mbysin debatin përmes ofendimëve, sharjëve dhe kërcënimëve.

Jam kundër të gjithë atyre që përmes dreqërive mundohen të diabolizojnë çdo kë dhe çdo gjë që ka të bëj me jetën politike të vendit tonë.

Jam kundër të gjithë atyre që nën sedrën e qytetarit shqiptar, organizohen dhe financohen nga struktura të huaja dhe për interesa të huaja.

As nuk ua kemi frikën dhe as nuk do të keni heshtjen tonë.

Sot e përgjithmonë për një Shqipëri evropiane 🇦🇱

Kjo është rruga jonë e përbashkët. Debati është i hapur mbi dinamikën, mënyrën, formën.

P.S : ju ftoj të më ndiqni tek televizioni A2 sot nga ora 12e15.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka adresuar situatën…