Meta u shkruan letër Ramës, Ruçit dhe Manastirliut për gjendjen me pandeminë

28 tetor 2020 | 11:35

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u ka dërguar letër zyrtare kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në lidhje me situatën e pandemisë Covid-19 në këtë vend.

“Nisur nga përkeqësimi i dukshëm i situatës së pandemisë Covid-19, me shtim të numrit të personave të infektuar, e fatkeqësisht me rritje edhe të numrit të qytetarëve të cilën kanë humbur jetën, shtrohet si domosdoshmëri një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, si një tjetër faktor rëndues. Me përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale e të njëanshme të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe, që duhet parandaluar në kohë”, ka shkruar presidenti Meta.

Letra e plotë e Metës:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fokusi i Luka Modric është vetëm te Reali i Madridit…