Meta, Vuçiqit: Kosova është shtet i pavarur
13 nëntor 2020
| 14:52
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka folur për një konflikt të mundshëm me Kosovën.
Meta ka thënë se të gjithë duhet të mësohen të jetojnë me Kosovën si shtet i pavarur, qoftë në Serbi apo vendet e tjera, qoftë në Shqipëri, për ata, që sipas tij, nuk e kanë ende të qartë këtë gjë.
“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë përgjigjen prej kohësh, çdo pretendimi të ngritur nga ata që ju ka ngelur ora para 20 vitesh. Të gjithë duhet të mësohen të jetojnë me Kosovën si shtet i pavarur, jo vetëm në Serbi e vende të tjera, por edhe në Shqipëri, për ata që nuk e kanë të qartë”, ka thënë Meta./ballkanweb/



