Meta zbulon bisedën telefonike me presidentin Thaçi pas publikimit të aktakuzës

30 qershor 2020 | 08:26

Presidentit i Republikës Ilir Meta ka folur për ngjarjet e fundit në Kosovë pas publikimit të akt-akuzave nga Gjykata Speciale për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Sipas kreut të shtetit shqiptar, për Gjykatën Speciale janë shpenzuar shumë fonde dhe do të mbajë veten, ndërsa e quajti një betejë që do të vazhdojë dhe duhet përballuar me shumë qetësi.

Gjatë intervistës, Meta zbardhi edhe bisedën me Thaçin pas publikimit të akt-akuzës.

“Kam pasur një bisedë telefonike me zotin Thaçin, zotin Veselin dhe shumë të tjerë. Thaçi ishte i qetë dhe i ndërgjegjshëm në planin personal. Ai e sheh si një sfidë më të madhe se sa si sfidë personale. Asnjë nuk mund të thotë se është personale. Ai është presidenti i Kosovës dhe drejtues politik i UÇK. Ai e ka të gjithë eksperiencën dhe është i ndërgjegjshëm për atë që duhet të bëjë sot”, tha Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperja Melinda Ademi është rikthyer më e fortë se kurrë.…