
Mezani jep dorëheqje
Gentjan Mezani ka jap dorëheqje nga detyra e trajnerit të SC Gjilani. Lajmi është konfirmuar nga klubi gjilanas nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.
Duket se humbja nga Drita në derbi (2-3), ka ndikuar në dorëheqjen e trajnerit nga Shqipëria, derisa klubin e Gjilanit do ta udhëheq Sallah Sherifi.
Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:
Pas ndeshjes derbi të zhvilluar dje, sot kryesia e klubit mbajti takim së bashku edhe me trajnerin Gentjan Mezani, ku u analizua rrjedha e deritanishme e kampionatit.
Pas insistimit të trajnerit kryesia e klubit pranoi dorëheqjen e ofruar nga Gentjan Mezani, i cili edhe në periudhën kur mungoi për shkaqe familjare, kishte ofruar dorëheqje por që nuk ishte pranuar.
SC Gjilani e falënderon shumë trajnerin Mezani për punën dhe rezultatet e arritura së bashku në kampionatin e kaluar. Klubi i dëshiron suksese në karrierë Gentjan Mezanit.
Ekipin në ndeshjet në vazhdim do ta udhëheq Drejtori Sportiv, Sallah Sherifi.
(Epoka e re)