Haaland: Ja pse e refuzova Juven

30 nëntor 14:11

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland ka zbuluar se vite me parë e ka refuzuar Juventusin.

Sulmuesi norvegjez tregon se “Zonjës së Vjetër” nuk iu bashkua për shkak se ishte ende i ri dhe dëshironte të fitonte përvojë më të madhe duke luajtur në vazhdimësi.

“Ata më kërkuan kur isha pjesë e Moldes, por në atë periudhë ishte shumë herët për mua për të kaluar te një klub i madh si Juventusi, pasi hapësirat në formacion do i kisha të paketa. Salzburgu ishte skuadra ideale për mua në atë kohë pasi në Austri u vura në dukje dhe pata mundësinë të luaja rregullisht”, ka thënë Haaland.

20-vjeçari në 23 paraqitje ka shënuar 23 gola për Borussia Dortmundin.

(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Bjellorusi kanë arrestuar më shumë se 300 protestues…