
MEZI IKA NGA ËNDRRA
02 gusht 2022
| 14:48
Sabile Keçmezi-Basha
Mezi ika nga një ëndërr e keqe mbrëmë
Që më mbylli gojën, kënd nuk mund të thirrja
Frikohesha se do mbyteshim në stuhi
Këmbët sa një trohë më kishin mbetur
Nuk mund të vrapoja nga ëndrra e ligë
Flokët fije-fije më shkonin luginës
Hijet e zeza luhaja ndërtonin
Thonjtë e këmbëve më hanin lëkurën
Brinjët e shkërmoqur qeshnin përtej ëndrrës
Thirra sa munda
Që të më zgjoj dikush nga gjumi
Nuk dëgjoi askush rënkimin tim
Dikush përtej ëndrrës më tha
E tërë rodin e ka zënë peng ëndrra.