MF-ja me njoftim për subvencionimin e pagave për bizneset aktive

12 janar 2021 | 16:57

Ministria e Financave njofton se ka themeluar Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave, lidhur me subvencionimin e linjës së pagave për bizneset aktive në shumë prej 290 euro, bazuar në numrin e të punësuarve.

“Referuar vendimit Nr. 10/33 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për subvencionimin e linjës së pagave për bizneset aktive në shumë prej 290 euro, bazuar në numrin e të punësuarve, MF njofton se është themeluar Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave.

Ankesat e juaja mund t’i adresoni tek ky Komision në e-mail adresën: [email protected].

Pas shqyrtimit të ankesave tuaja, ju do të merrni përgjigje zyrtare në e-mailin që e keni lënë si kontakt në ankesën tuaj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjilani e mposhti Ramiz Sadikun me rezultat prej 5-0 në…