Miami, afër finales së madhe

24 shtator 2020 | 13:26

Miami Heat është shumë pranë finales së madhe të NBA-s. Skuadra nga Florida fitoi përballjen e katërt të serisë (3-1) ndaj Boston Celtics me rezultatin 112-109, e udhëhequr nga Tyle Herro, që u shfaq në formën e tij më të mirë.

“Rookie” i Heat, i hedhur në lojë nga stoli, shënoi rekordin e karrierës së tij, duke realizuar plot 37 pikë. Tashmë ai është vetëm pas Magic Johnson në histori për numrin e pikëve të shënuara në moshën 20-vjeçare.

Kontribut të vyer në këtë sukses të Heat dha edhe Jimmie Butler me 24 pikë e 9 “rebound”, ndërsa për Celtics nuk mjaftoi Jayson Tatum me 28 pikë e 9 rikuperime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dymbëdhjetë infermierë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë…