Miami rikthehet te fitorja, humbasin Philadelphia dhe Dallasi  

11 nëntor 2022 | 12:04

Miami rikthehet te fitorja në kampionat, duke mundur me rezultat 117-112 Charlotte, ndeshje e vendosur pas kohës shtesë. Një sfidë e ekuilibruar mes dy skuadrave që synojnë një vend në zonën “play-off”.

Ndeshje mjaft e mirë e Jimmy Butler, që realizoi 35 pikë e 10 rebound për Miamin, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Oubre për miqtë. Zhgënjen skuadra e Philadelphias, që pesho humbje nga Atlanta (104-95), duke pësuar humbjen e shtatë sezonale. Embiid realizoi 26 pikë e 13 rebound për miqtë, por që mbetën për statistikë. Të gjithë titullarët e Atlanta realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Young me 26 pikë e Capela me 18 pikë e 20 rebound.

Fitore të lehtë korri Washingtoni ndaj Dallasit (113-105). Dinwiddie me 33 pikë e Donviq me 22, u përpoqën të mbajnë në lojë Dallasin, por pa sukses. Kuzma me 36 pikë e 11 rebound ishte lider për vendasit. Ekipi i Portlandit, falë 27 pikëve të Grant e 23 të Simons, mundi me shifrat 106-95 New Orleans (Williamson 29 pikë).

Rezultatet

Washington – Dallas              113-105
Atlanta – Philadelphia           104-95
Miami – Charlotte                   117-112
New Orleans – Portland         95-106

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina e Istogu i janë kthyer garës në Superligën e…