Istogu fiton ndaj Prishtinës

11 nëntor 2022 | 11:55

Prishtina e Istogu i janë kthyer garës në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, të enjten Prishtina e Istogu e luajtën ndeshjen e mbetur të xhiros së gjashtë. Istogu shënoi fitore në kryeqytet me rezultat 32:26.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ndërsa më pas istogaset bënë një shkëputje të lehtë në rezultat. 18:17 në të mirë të Istogut përfundoi pjesa e parë. Në fillim të pjesës së dytë Prishtina kaloi në epërsi, ndërsa vetëm pas minutës së 52-të Istogu nisi shkëputjen më të madhe. Në fund rezultati ishte 32:26.

Dayane Da Rocha ishte më efikasja tek Istogu me 8 gola. 5 i kishte kapitenja Albina Rugova. Te Prishtina 7 gola i shënoi Shkurta Mehmeti, kurse nga 6 i kishin Alma Nivokazi e Ermira Berisha.

Ndërkohë të mërkurën u luajt ndeshja e mbetur e javës së gjashtë të Superligës së hendbollistëve. Besa Famgas fitoi ndaj Llapit me rezultat bindës, 53:22.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe ai…