Emisari i Gjermanisë dhe ai i Sllovenisë shkojnë në Jarinje

11 nëntor 2022 | 11:43

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe ai i Sllovenisë, Anzej Franges, kanë vizituar të enjten pikën kufitare në Jarinje, pak ditë pasi Lista Serbe ka vendosur të dalë nga institucionet e Kosovës.

“Në pikëkalimin kufitar Jarinje në veri të Kosovës me të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges dhe Manuel Sarrazin…”, ka shkruar ambasadorja sllovene në Kosovë, Minca Benedejçiq.

Sarrazin dhe Franges gjatë vizitës së tyre në Kosovë janë takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e…