Miami triumfon në fushën e Bostonit, Oklahoma fiton pa probleme ndaj New Orleans

25 prill 2024 | 11:40

Dy ndeshje të luajtura në çerekfinalet e “play-off”-it në NBA, nga një për secilën Konferencë. Në Lindje, ekipi i Miamit fitoi me rezultat 111-101 në fushën e Boston, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve.

Të gjithë titullarët e ekipit nga Florida realizuan mbi 10 pikë, me Tyler Herro që ishte protagonist me 24 pikë e 11 asistime. Adebayo e Martin realizuan nga 21 pikë secili për Miamin. Për Bostonin, dyshja Brown-Tatum realizoi 61 pikë, por që mbetën për statistikë. Në Perëndim, skuadra e Oklahomas udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve ndaj New Orleans, pas fitores me shifrat 124-92.

Ndeshje pa histori, komanduar nga vendasit, që u renditën të parët në sezonin e rregullt. Të gjithë titullarët realizuan mbi 15 pikë, me Alexander Shai protagonist, autor i 33 pikëve, mbështetur nga Holmgren me 26 pikë. Për miqtë, mungoi lojtari lider.

Çerekfinalet – Konferenca e Lindjes

Cleveland – Orlando                    (2-0)
New York – Philadelphia            (2-0)
Boston – Miami                            101-111 (1-0)
Milwaukee – Indiana                   (1-1)

Çerekfinalet – Konferenca e Perëndimit

Minnesota – Phoenix                  (2-0)
Denver – Lakers                           (2-0)
Clippers – Dallas                          (1-1)
Oklahoma – New Orleans          124-92 (1-0)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme…