Michael Kors e blen Versace për 2.1 miliardë dollarë

25 shtator 2018 | 22:55

Gjiganti amerikan i modës Michael Kors ka konfirmuar blerjen e Versace për 2.1 miliardë dollarë, një veprim ky që nuk është pëlqyer nga fansat e shtëpisë italiane të modës.

Drejtoresha kreative, Donatella Versace, e ka udhëhequr Versace-n që nga viti 1997 kur edhe u vra vëllai i saj Gianni.

Image result for gianni versace last collection

Image result for gianni versace last collection

Ajo e quajti shitjen “një moment shumë emocionues” dhe tha se kjo do t’i mundësoje Versace-s të arrijë potencialin e plotë.

Donatella do të vazhdojë të udhëheqë vizionin kreativ të Versace, ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv i Michael Kors, John Idol.

Gianni and Donatella Versace

Related image

Idol ka thënë se Versace përfaqëson “mishërimin e modës luksoze italiane” dhe se përvetësimi i saj është një moment historik për kompaninë, e cila do të riemërohet Capri Holdings.

Pronari i ri planifikon të rritë numrin e dyqaneve të Versace nga 200 në 300, si dhe planifikon të rritë të hyrat duke rritur prodhimin e këpucëve dhe aksesorëve, kategori këto që janë më të përballueshme dhe shiten më shpejtë.

Brendi unik Versace është parë në dukjet e disa nga yjeve dhe profileve të larta botërore dhe nëpër kopertinat e revistave me nam, ndoshta më së shumti krahasuar me brendet tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se në dialogun me Serbinë…