Mick Schumacheri, kampion në Formula 2

06 dhjetor 2020 | 16:52

Mick Schumacheri ka fituar titullin e kampionit në serinë Formula 2.

Djali i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, ka siguruar titullin e kampionit pas një gare dramatike të dielën në Bahrejn. Mickut i ka mjaftuar një pozitë e 18-të në garën për ta fituar titullin e kampionit. Rivali i vetëm Callum Ilott (22) ka përfunduar i dhjeti. Callumit i duhej fitorja për ta kaluar Schumacherin. “Nuk kam fjalë. Shumë faleminderit!”, ka thënë Mick Schumacher.

Mick Schumacher është gjermani i parë që nga viti 2009 që e ka fituar titullin e kampionit në Formula 2.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë javë Parlamenti Evropian ka publikuar studimin “Identifikimi i lajmeve…