“Microsoft”-i mbyll “eBook”, e bashkë me të “zhduken” edhe librat

04 prill 2019 | 15:18

Ka lajme të këqija për përdoruesit e shërbimit “eBook” të “Microsoft”-it. Kompania është duke e mbyllur dhe bashkë me të, çdo libër i blerë “online” do të humbasë duke u bërë i palexueshëm.

Për të zbutur goditjen, “Microsoft”-i premtoi rimbursimin e të gjithë klientëve që kanë blerë libra elektronikë, gjë që konsiderohet edhe si tregues i faktit që mund të mos ketë pasur shumë të tillë, e kjo duket ka sjellë edhe nevojën për ta mbyllur këtë shërbim.

“Por, a nuk është e çuditshme? – pyet korrespondenti i BBC-së në Amerikën e Veriut për teknologjinë. – Nëse jeni klient i ‘Microsoft’-it, ju i keni paguar ato libra, janë tuajat!”.

Këtu vjen edhe shpjegimi. Librat në fjalë nuk kanë qenë kurrë të klientëve. Ndonëse ka dhënë paratë për to, ajo që përdoruesi ka përfituar në fakt ka qenë vetëm e drejta e qasjes në libër. Kjo e drejtë për të lexuar mund t’i merret në çdo moment.

Për gazetarin, e gjithë situata në fund është një kujtesë e ndryshimit të fortë të mënyrës sesi përcaktohet pronësia në epokën e internetit./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Mario Mandzukiq ka rinovuar me skuadrën e Juventusit deri…