“Microsoft” rikthen në treg ‘miushin’ legjendar pas 15 vjetësh

01 korrik 22:19

Për herë të parë, “Microsoft IntelliMouse”,  pa dritën e ditës në vitin 1996 dhe shpejt hyri në legjendë si një ‘miush’ me cilësi të lartë, i cili në fund të viteve ’90-a mund të gjendej në shumë tavolina pune, por edhe në duart e lojtarëve.

Versioni i fundit, IntelliMouse 3.0, u lansua në vitin 2003. Ai kishte një sensor optik të teknologjisë BlueTrack, i cili mundësoi atë të punonte edhe në xham.

Sot, 15 vjet që nga modeli i fundit, Microsoft ka prezantuar pasuesin e ‘miut’ të tij të kultit – Microsoft Classic IntelliMouse. Megjithëse duket i njëjtë në pamje, ai mbart përmirësime të rëndësishme teknologjike.

Sensorët e tij tani e lexojnë pozicionin 1,000 herë në sekondë dhe kanë një rezolucion deri në 3,200 dpi, transmeton “kp”. “Microsoft Classic IntelliMouse”,  vjen vetëm në versionin me kabllo, ndërsa kushton vetëm 40 dollarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka qenë dita e parë e punës në Brigadën…