
Miftaraj: Disa këshilltarë të Kurtit merakli të tregtisë me rrymë, pas 4 vitesh pushtet kanë më shumë pare e banesa
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se është interesante të shihet se si disa këshilltarë të Albin Kurtit janë merakli të tregtisë me rrymë elektrike.
Miftaraj në “Facebook” ka përmendur edhe faktin se si pas ardhjes në pushtet i kanë hyrë biznesit me energji elektrike.
Ai ka thënë se atyre iu është rritur edhe numri i banesave që kanë në pronësi, krahas me rritjen e kursimeve dhe financave personale.
“Interesant se si disa këshilltarë te Albin Kurtit janë merakli të tregtisë më rrymë elektrike. Interesant se biznesit të tregtisë me rrymë elektrike i kanë hyrë vetëm pasi partia e tyre ka ardhur në pushtet. Interesant se si për katër ose pesë vjet pushtet, numri i banesave së tyre është rritur krahas edhe rritjes se kursimeve dhe financave personale. Nga kërkesa për shtet të së drejtës, në shtet të këshilltarëve dhe klientelizmit. Era shtet i kapur!”, ka shkruar Miftaraj.