Miftaraj konfirmon largimin nga Prishtina

26 gusht 2020 | 11:39

Mesfushori Diar Miftaraj edhe zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Prishtinës.

Pas tri edicioneve, Miftaraj largohet nga skuadra “bardhekaltër” për të provuar një tjetër eksperiencë në karrierën e tij futbollistike.

“Ka qenë një vendim shumë i vështirë, pasi që kam kaluar te Prishtina tri vjet shumë të mira. Mirëpo, tani kam vendosur të largohem dhe klubi i uroj shumë suksese. Për mua ka qenë nder i madh që të luaj për tri vjet për klubin më të madh në Kosovë”, ka thënë Miftaraj për “Olle”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aventura në Francë te Le Mans zgjati shumë pak për…