Miftaraj: Korrupsioni ka emër, Vetëvendosje

11 mars 2024 | 16:04

Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë transformim të jashtëzakonshëm për të keq.

Sipas tij njerëzit e LV-së sa ishin në opozitë vjellinin vrerë ndaj secilit që ishte i akuzuar për korrupsion, duke kërkuar që ata të shkarkohen, ndërsa tash kur janë në pushtet po arsyetohen se në pozitat e larta udhëheqëse mund të emërojnë njerëz të dënuar për korrupsion.

Prandaj sipas tij, korrupsioni mban emrin e kësaj partie.

“Njerëzit e LV-së sa ishin ne opozitë vjellnin vrerë ndaj secilit që ishte i akuzuar për korrupsion duke kërkuar shkarkimin e tyre. Njerëzit e LV-së në pushtet, tash kur të emërojnë në pozita të larta udhëheqëse dikë të dënuar për korrupsion, po arsyetohen se e kanë paguar dënimin. Çfarë transformimi i jashtëzakonshëm. Korrupsioni ka emër, LV”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flamuri i Suedisë, anëtares më të re të Organizatës së…