
Miftaraj kritikon deputetët e PDK-së pasi s’e votuan Dimal Bashën: Qendrim joparimor
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas seancës së dështuar për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Miftaraj ka kritikuar qëndrimin e PDK-së, pasi Vetëvendosje ka propozuar për kryeparlamentar deputetin Dimal Basha, i cili s’ka qenë pjesë e ekzekutivit.
Reagimi i plotë:
LV e ndrroi kandidatin per kryeparlamentar dhe propozoi një deputet që ska qenë pjesë e ekzekutivit.
Partia Demokratike e Kosovës abstenoi (nuk votoi kundër) edhe pse kishte premtuar ndryshe në publik. Qendrim joparimor dhe mashtrim publik.
Së paku LDK nga fillimi kanë qenë parimor se nuk do votojnë askend nga LV.
Arsyetimet koti pas seances jane pa ndonje vlere. Kosova ka nevoje per Kuvend te konstituar per ti hap rruge formimit te qeverise. Kosova ka nevoje per institucione legjitime per ti dhene fund kolapsit institucional.
PDK provoi, deshtoi!