Miftaraj: Rozeta Hajdari më shumë po kalon kohë në salla të gjyqit se në ministri

13 tetor 2023 | 16:47

Ehat Miftaraj nga Instituti Demokratik për Drejtësi (IKD), ka thënë se ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari, duhet t’i ndërtohet një zyre në pallatin e Drejtësisë, meqë gjatë kësaj jave më shumë kohë ka kaluar në salla të gjyqeve.

“Rozeta Hajdarit një zyre ne pallat te drejtësisë. Më shumë ka kaluar këtë javë kohë në salla të gjykatave se në pozitën e ministres për çka paguhet nga buxheti i Kosovës”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.

Ai ka thënë se integriteti i ministres Hajdari është zero.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç shpalljes së “fantazistit” koreano-jugor, Heung-Min Son, skuadra e Tottenhamit…