Mijëra ushtarë rusë të sapomobilizuar ‘nuk janë të pajisur mirë’

31 tetor 2022 | 11:12

Mijëra ushtarë rusë të sapomobilizuar për të luftuar në vijën e frontit të luftës në Ukrainë, “nuk janë të pajisur si duhet”, pasi disa armë vështirë se mund të përdoren, kanë thënë analistë të inteligjencës britanike.

Kremlini ka rritur shqetësimet për përshkallëzim të luftës, duke shpallur mobilizim të pjesshëm të 300 mijë  rezervistëve nga muaji shtator.

Inteligjenca britanike beson se ushtarët e mobilizuar mund të jenë duke përdorur armë të vitit 1950.

Sipas pamjeve që kanë siguruar burime të saj, ushtarët janë pajisur me pushkë të krijuara në shekullin e kaluar.

Në përditësimin e fundit në “Twitter”, Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë se “në shtator, zyrtarët rusë kanë qenë të shqetësuar se disa rezervistë të sapomobilizuar kanë arritur në Ukrainë pa armë”.

“Integrimi i rezervistëve me kontrata të ushtarëve dhe veteranëve, në luftën në Ukrainë, nënkupton se logjistika ruse duhet të shtojë dy lloje të armëve në pozicionet luftarake, dhe jo vetëm një. Kjo gjë pritet të komplikojë edhe më shumë sistemet e tendosura logjistike të Rusisë”, kanë thënë mes tjerash analistët.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, ka…