Miku i Putinit, Steven Seagal komenton luftën në Ukrainë: I shikoj të dy si një familje

01 mars 2022 | 11:58

Steven Seagal ka komentuar pushtimin rus ndaj Ukrainës. Aktori i famshëm njihet për raportin e ngushtë me presidentin rus, Vladimir Putin. Aktori, të cilit iu dha shtetësia ruse në  2016, ka mbrojtur me zë të lartë politikat e liderit rus, duke përfshirë aneksimin e Krimesë në 2014, dhe ka kritikuar qeverinë amerikane.

“Shumica prej nesh kanë miq dhe familje në Rusi dhe Ukrainë,” tha ylli i aksionit për Fox News. “Unë i shikoj të dyja si një familje dhe me të vërtetë besoj se është një ent i jashtëm që shpenzon shuma të mëdha parash në propagandë për të provokuar që të dy vendet të jenë në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.”

Presidenti rus Vladimir Putin (L) i dorëzon një pasaportë ruse aktorit të Hollivudit, Steven Seagal

“Lutjet e mia janë që të dy vendet të arrijnë në një zgjidhje pozitive, paqësore, ku ne mund të jetojmë dhe të lulëzojmë së bashku në paqe,” tha 69-vjeçari. Vitin e kaluar, Ukraina e ndaloi Seagal-in të hynte në vend për pesë vjet, duke përmendur arsyet e sigurisë kombëtare.

Në vitin 2016, Putin i dha Seagal-it një pasaportë ruse. Seagal ka qenë një vizitor i rregullt në Rusi dhe ka shoqëruar Putinin në disa ngjarje të arteve marciale. Pasi i dha shtetësinë Seagal përmes një dekreti presidencial, Putin priti aktorin dhe i dorëzoi pasaportën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë…