Milaim Zeka: Prapë ia paska fut zonja presidente

10 prill 2021 | 22:36

Ish-deputeti Milaim Zeka ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” rreth reagimit të fundit të presidentes Vjosa Osmani, e cila u kritikua se nuk e përmendi askund UÇK-në kur foli për betejën e Koshares.

Presidentja Osmani në reagimin e saj ka theksuar se kundërshton atë që ajo e quan ‘luftë speciale e ndërtuar mbi të pavërteta” kundër saj.

Ndërkaq Milaim Zeka ka thënë se Osmani në vend që të kërkon falje, sipas tij, ajo paska akuzuar se po i bëhet luftë speciale.

“Prapë ia paska fut zonja presidente”, kështu e ka nisur me ketë titull reagimin Zeka.

“Në vend që të kërkonte falje, dhe të thoshte se “ishte gaf i paqellimshem” që nuk e përmendi UÇK-në në përvjetorin e Betejës së Koshares, Zonja presidente na paska akuzuar se “po bëjmë luftë speciale”! Demek, krejt ne që e kritikuam për këtë gjest bajagi të marrueshëm, po bekam luftë speciale”.

“Zonja presidente, kur ne nëpër studio televizive luftonim që t’i të zgjidhëshe presidente e vendit, a ishte ajo luftë speciale?! Kush na paguante, ti apo Albini?!
Eu bre Vaslav Havel, po fjalë të madhe pate thënë: ‘Komunizmi ka ra si sistem, po ai jeton në trurin e njerëzve’! Shumë duhet me pas trurin e infektuar nga sida komuniste për me klasifiku një kritikë normale si luftë speciale!!! Hajde vakt, hajde. Lexone pak punen e lepurit dhe breshkanit…”, ka shkruar Zeka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka rihapur “El Clasicon” kundër Real Madridit, duke shkurtuar…