Milaim Zeka: Qeveria po e trajton shtetin si të ishte pronë e Serbisë

15 mars 2021 | 11:07

Ish-deputeti Milaim Zeka ka pasur disa kritika për qeverinë në detyrë që udhëhiqet nga Avdullah Hoti.

Zeka ka thënë se shteti po trajtohet sikur të ishte e presidentit serb, Aleksandër Vuciqit.

Ai ka thënë se kjo qeveri në ikje, po tenton të kap sa më shumë me arsyetimin që “janë në ikje”.

Më tutje Zeka ka theksuar se çdo ditë po raportohet për shpërndarje të parave, teksa ka thënë se arka e shtetit ka mbetur bosh.

“Kriza po thellohet. Boll llugë është, po qeveria po e bënë edhe më llugë. Kjo qeveri po e trajton shtetin sikur të ishte pronë e Serbisë. Për besë keq, edhe turp, pa çka që turpi ka vdekur te ne”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin për nivelin…