Ramadani: Kuvendi do të debatojë për rrymën, Qeveria do të japë llogari (video)
09 nëntor 2026
| 12:15
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka deklaruar se në Kuvendin e Kosovës do të debatohet për çështjen e energjisë elektrike.
Në nje adresim në rrjetin e tij social Facebook, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të përgjigjet dhe të japë llogari për këtë sektor, për çka ai e ka quajtur si menaxhim katastrofal.
“Debat parlamentar për çështjen e energjisë elektrike. Për mungesën e rrymës, për blerjen e energjisë dhe për këtë barrë të madhe financiare, për shkak të dështimit katastrofal të menaxhimit të këtij sektori. Do të mbajmë Qeverinë llogaridhënëse për të gjitha dështimet që kanë të bëjnë me rrymën”, ka thënë Ramadani ndër të tjerash.



