Milaim Zeka: Ramush Haradinaj as Ushtrinë nuk e bëri pa ‘aminin’ e SHBA-ve

08 nëntor 2022 | 21:16

Njohësi i proceseve politike në vend, ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka vlerësuar se ish-kryeministri Ramush Haradinaj gjithmonë ishte më i ndjeshmi sa i përket raporteve me SHBA-të.

Zeka në Politiko në Kanal10, tha se Haradinaj në kohën sa ishte kryeministër i vendit, edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës, ka telefonuar e bashkëpunuar me SHBA-të, dhe se “në Kosovë nuk bëhet asgjë pa aminin e amerikanëve”, ka thënë ai.

“Te raportet me SHBA-të, Ramush Haradinaj gjithmonë ka qenë më i ndjeshmi dhe e ka treguar me vet sakrificën e tij, kur ka dhënë dorëheqje kur amerikanët i dhanë memorandum për shkak të taksës 100%. Haradinaj edhe Ushtrinë nuk e ka bë pa konsult me amerikanët, i ka thirr, ka bërë telefonata me gjeneralët më të mëdhenj amerikanë dhe u ka thënë: A po e bëjmë a jo. Haradinaj e di një gjë, që në këtë vend s’bëhet asgjë pa e marrë aminin e Amerikës”, ka deklaruar Zeka në Politiko.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të…